Site icon Telegrafi

Skandal në seancën gjyqësore të Çaushit, policët civil me kamerë dore xhironin gjykimin

Gjykatësja Gordana Spirovska e tërbuar në seancën e sotme gjyqësore të Zahir Beqiri-Çaushi, kur ka vërejtur kameramanët e MPB-së pa leje, fshehtazi me kamerë dore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

– Çfarë mendoni ju, kush u lejoi. Menjëherë të më thoni se kush u lejoi që të na xhironi – tha ajo.

Një nga policët u përgjigj se ai ka urdhër, ku më pas gjyqtari urdhëroi që menjëherë të fshihen xhirimet.

Policët që ishin në rroba civile heshtën dhe iu bindën urdhrit të gjyqtares. /Telegrafi/

Exit mobile version