Site icon Telegrafi

Skandal në jetimoren e Shkodrës, tri të mitura abuzohen seksualisht

Në Qendrën e Fëmijëve në qytetin e Shkodrës është raportuar për një skandal me abuzime seksuale që ka ndodhur me të miturit.

Me urdhër të prokurorisë, policia ka ndaluar pesë punonjëse të kësaj qendre, përfshirë edhe ish-drejtoreshën, e cila dyshohet se është e përfshirë në skandal.

Sipas Prokurorisë rezulton se“tre fëmijë të mitur femra janë abuzuar seksualisht dhe defloruar. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale.”

Pas sinjalizimeve të marra nga institucioni i Avokati i Popullit se mbi fëmijët që jetonin në këtë Qendër kishte abuzime nga personeli, Prokuroria nisi hetimet në bazë të të cilave “janë krijuar dyshimet e arsyeshme se punonjës të personelit të Qendrës kanë abuzuar fizikisht, kanë keqtrajtuar dhe i kanë vënë në punë të detyruar fëmijët e Qendrës Rezidenciale.”

Exit mobile version