Sektori i shëndetësisë në Kosovë vazhdon të mos ketë përmirësime edhe pse dita ditës raportohen probleme të shumta me të cilat përballen qytetarët.
Në qendrën emergjente në komunën e Gjilanit, stafi i mjekëve është krejtësisht i papërgjegjshëm ndaj pacientëve.
Kjo paraqitet qartë në një video të realizuar nga një qytetarë i cili kishte dërguar për tretman mjekësor gjyshin e tij, transmeton Telegrafi.
“Prej orës 09:00 deri tash një infuzion dhe nuk erdhën me ja hekë. Asnjë doktor në zyre, pacientët sillen. Gjyshi po vdes, prej orës 09 të mëngjesit tu prit, e ka kryer infuzionin dhe askush nuk vjen me ja hekë”, janë fjalët e qytetarit i cili ankohet për sjelljen e stafit mjekësor ndaj gjyshit të tij.
Kjo nuk është hera e parë që pacientët përballen me të tilla probleme nëpër qendrat emergjente në komuna të ndryshme të Kosovës. /Telegrafi/