Site icon Telegrafi

Skandal në Austri, mjeku me një shiringë vaksinoi 60 persona kundër coronavirusit

Në fabrikën austriake, “Voestalpine”, në Murzzuschlag, një mjek përdori të njëjtën shiringë për të vaksinuar disa njerëz.

Sipas “Kleinezeitung“, rreth 60 punonjës të një kompanie u prekën nga ky lëshim mjekësor gjersa ata tani duhet të testohen për HIV dhe hepatit.

Kompania e ngarkuar me vaksinimin, “Vamed”, shprehu keqardhje të thellë për këtë rast dhe njoftoi se do të insistonte në sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave të kësaj çështje, dhe mjeku u pezullua përkohësisht deri në fund të hetimit.

Doktori i Qendrës së Mjekësisë së Punës “Vamed” duhej të vaksinonte punonjësit e “Voestalpine” kundër coronavirusit, por ky lëshim i ndodhi asaj.

“Voestalpine” theksoi se nuk ishte e qartë për ta se si mund të kishte lëshime në qendrën e vaksinimit në lidhje me cilësinë dhe higjienën.

Zëdhënësi i Vameda, Ludwig Bihler konfirmoi se ishin identifikuar boshllëqe në vaksinimin e disa personave. “Një kontroll i hollësishëm zbuloi se mjeku që kreu vaksinimin kishte keqpërdorur pjesërisht materialin e vaksinës”, shtoi Bihler. /Telegrafi/

Exit mobile version