Telegrafi

Skandal në Antalia: Katër turistë sulmohen seksualisht nga stafi i hotelit

Një grup të rinjsh britanikë (3 vajza dhe 1 djalë) janë ngacmuar seksualisht në hotelin Savk në Turqi. Grupi i të rinjve është detyruar të arratiset natën pasi njërës i kishin “futur duart” teksa ndodhej në plazh ndërsa tjetrën e kishte sulmuar një person nga stafi i hotelit.

Pasi janë ankuar në polici dhe agjenci turistike, stafi i hotelit ka thënë se të rinjtë “ishin të pirë” dhe “kërkonin seks në grup”.

Një nga vajzat e sulmuara tha se Ambasada britanike i ka thënë të largoheshin menjëherë nga vendi pasi njihet për ngacmimet që i bëjnë perëndimorëve.

19 vjeçarja deklaroi se është sulmuar seksualisht nga një person i stafit në natën e tretë të qëndrimit në atë hotel.

Të rinjtë janë ankuar tek recepsioni por ata thjesht kanë qeshur dhe kanë vazhduar punën.

Grupi i të rinjve më pas janë ndihmuar nga menaxheri i cili i ka siguruar një vend qëndrimi derisa janë kthyer në shtëpi./Tabloid.al/