Site icon Telegrafi

Skandal: Komuna e Graçanicës e konsideron veten pjesë të Serbisë (Foto)

Veç ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, i cili menjëherë pas marrjes së këtij posti, Kosovës i ishte referuar si “Kosovë dhe Metohi”, tashmë edhe Komuna e Graçanicës ka dalë me një deklaratë skandaloze, raporton Koha.net.

Në njoftimin për media të kësaj komune, rreth zbulimit ceremonial të monumentit të mbretit serb Millutin më 14 janar në këtë komunë, thuhet se “monumenti i Mbretit Millutin në Graçanicë është i pari monument i këtij mbreti në Serbi” (serb: Spomenik Kralju Milutinu u Gračanici je prvi spomenik ovom srpskom kralju u Srbiji).

Komunikata e Komunës së Graçanicës ka arritur vetëm në gjuhën serbe, ndërsa as në ueb-faqen e kësaj komune në seksionin e gjuhës shqipe nuk ekziston një komunikatë e tillë.

Ky monument i mbretit serb, emër të cilin mban edhe shkolla fillore në këtë komunë, do të inaugurohet nga kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 14 janar në orën 13:00.

Kujtojmë se në këtë komunë, zgjedhjet e parakohshme për kryetar do të mbahen më 17 janar, pasi që ish-kryetari i kësaj komune, Branimir Stanojeviq, është emëruar në postin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës nga pakica serbe. /koha/

Exit mobile version