Site icon Telegrafi

Skandal, Ismet Beqiri e Haki Rugova përfaqësuan Kosovën në OBT!

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami nuk ka të ndalur me skandale. Ajo së fundi ka shkaktuar edhe një skandal tjetër, ku në punimet e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) që u mbajt para disa ditësh në Gjenevë, i ka dërguar dy nga drejtuesit e LDK-së, Ismet Beqirin e Haki Rugovën që ta përfaqësojnë Kosovën atje.
seanca e kuvendit te kosoves - isa mustafa - hykmete bajrami- foto ridvan slivova
Në punimet e OBT-së, ku qëllimi kryesor i saj do të ishte promovimi i zhvillimeve tregtare në Kosovë, ministrja Bajrami në vend që ta dërgonte një delegacion ku në përbërje do të ishin njerëz që lidhen me këtë sektor, ajo ka dërguar një kryetar komune dhe një deputet, që s’kanë të bëjnë fare me këtë sektor.
Për më tepër, siç merr vesh Gazeta Blic, për herë të parë ka ndodhur që në një ngjarje kaq me rëndësi të dërgohet një delegacion partiak që ta përfaqësoj Kosovën.

“Dyshja Beqiri- Rugova për më keq nuk e dijnë as edhe një fjalë anglisht. Pra, kemi të bëjmë me një shkelje të dyfishtë, e para ka dërguar shefat e partisë dhe e dyta njerëz që s’dijnë të komunikojnë në gjuhën angleze”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic brenda MTI-së.

Delegacioni i cili përfaqësonte Kosovën në punimet e kësaj organizate, ku do të duhej të promovoheshin zhvillimet tregtare në Kosovë, e që përcaktohet nga ana e Ministrisë së Tregtisë dhe e Industrisë, në përbërje e kishte vetëm një përfaqësues nga kjo ministri.

Ai ishte këshilltari politik i MTI-së, Besart Dreshaj, i cili edhe kryesonte këtë delegacion të çuditshëm.

Beqiri e Rugova duket se këtë vizitë e shfrytëzuar më tepër për t’u relaksuar, ku kanë bërë disa selfie, dhe për të takuar shokë e jarana në diasporë. /GazetaBlic/Telegrafi/

Exit mobile version