Site icon Telegrafi

Skandal me diplomat false në Shqipëri, Guarda di Finanza zbulon skemën

Nëntë persona janë arrestuar nga policia italiane pas një hetimi disa mujor të një rrjeti të fabrikimit të diplomave false që lëshoheshin nga një universitet privat në Shqipëri.

Hetimi i Guarda di Finanza ka zbuluar se nga Tirana me mijëra diploma false janë shitur për shtetas italianë.

Sipas mediave italiane, por dhe dosjes hetimore, pjesë e skemës është edhe një zyrtar i qeverisë shqiptare i cili ka favorizuar italianët të ndërtonin skemën nëpërmjet Kolegjit Universitar Wisdom.

Dokumenti italian flet se zyrtari i akreditimit të diplomave në Shqipëri është korruptuar në një rast me një çantë të shtrenjtë të markës Luis Viton në vlerën e dy mijë eurove.

Mes të ndaluarve në Itali është edhe Savino Cianci i cili në Shqipëri rezulton administrator i kolegjit universitar Wisdom.

Gjatë aksioni janë sekuestruar edhe 10 milionë euro pasuri.

Edhe pse në Itali diplomat apo kualifikimet nuk do të kishin vlerë juridike, ndaj të arrestuarve janë ngritur akuzat e falsifikimit, mashtrimit dhe pastrimit të parave. /Telegrafi/

Exit mobile version