Derisa kosovarët mezi e kanë pritur ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, të ëndërruar prej dekadash, mijëra nga ta padrejtësisht nuk do të mund të hyjnë në stadium për ta realizuar ëndrrën.
Kjo pasi shumë kosovarë assesi nuk kanë mundur të sigurojnë bileta, të cilat u “avulluan” thuajse posa dolën në shitje.
Zëri shkruan se fakti që biletat tani po shiten në tregun e zi konfirmon abuzimin që u bë me to.
Por, kush i keqpërdori, tash për tash vetëm Zoti e din, dhe nuk dihet nëse shteti ka nis ta hetojë skandalin.
Derisa qytetarët kanë mbetur padrejtësisht duarthatë, biletat që do t’u takonin atyre sot gjenden në një uebfaqe që merret me shitblerje, “merrjep.com”.
Ata që morën bileta pa kontroll përmes rrugëve të dyshimta, sot po i shesin ato me çmime nga më të ndryshmet përmes “merrje.com”, ku kanë edhe numra kontaktues të telefonit, ndërsa organet e ndjekjes sikur nuk i shohin.