Site icon Telegrafi

Skamnori u detyrua ta shes viçin, të paguajë faturat e Bashkësisë Islame, për t’ia varrosur nënën (Video)

Sabri Beqiri nga Akrshtica e Vushtrrisë, jeton në varfëri të skajshme dhe merr asistencë sociale nga shteti.

Atij dy ditë më parë i vdiq nëna, ndërsa Bashkësia Islame në Vushtrri e detyroi të paguajë për anëtarësinë shumën prej 417 eurove, nëse dëshironte që t’ia varrosin nënën me ritet e besimit islam, raporton RTK.

Kryefamiljari u detyrua të shes viçin në mënyrë që nëna e tij të varrosej sipas ritit islam edhe pse udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës kanë thënë se këto raste janë të lira nga pagesa.

Exit mobile version