Site icon Telegrafi

“S’kam kryer asnjë vepër penale”, Gjici: E mora dënimin për atë veprim të turpshëm

Gjykata e Posaçme GJKKO la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici i akuzuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Në sallën e gjyqit Gjici është shprehur se nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Lexo po ashtu Gjykata konfirmon arrest me burg për Safet Gjicin dhe arrest shtëpie për Alma Kaçin

“S’ka asnjë procedurë të nisur për tender apo praktikë, skam bërë asgjë. U ndëshkova për atë gabim që bëra. E mora dënimin për atë veprim të turpshëm, rashë në kurth”, mësohet të jetë shprehur Gjici. /Telegrafi/

 

Exit mobile version