Kuvendi i Kosovës s’ka miratuar projekt-rezolutën e Lidhjes Demokratike të Kosovës kundër sulmeve ndaj integritetit seksual.
E njëjta mori vetëm 26 vota për, ndërsa 34 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje abstenuan, kurse një deputet votoi kundër, raporton kp.
Pas kësaj, deputetët e Kuvendit shkuan në pauzë deri në orën 15:00, ku do të vazhdohet me pikat e tjera që janë në rend të ditës.