Site icon Telegrafi

Skadon afati për harmonizimin e emrave të klubeve bullgare në Maqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot është paraparë të takohet me përfaqësuesit e bullgarëve të Maqedonisë. Takimi vjen në ditën e skadimit të afatit për dy shoqatat bullgare “Vanço Mihajllov” dhe “Car Boris Tretë”, të cilat duhet të ndryshojnë emrat, në të kundërtën do të mbyllen, shkruan “Deutsche Welle”.

Nuk dihet tema e bisedës, por sipas dispozitave të Ligjit për shoqata dhe fondacione, me vendim fshihen nga regjistri të gjithë ata që nuk do të respektojnë emrin, titullin apo statutin, programin, qëllimet dhe aktivitetet, në bazë të vendimit të mospërputhjes të marrë nga Ministri i Drejtësisë, pasi ka marrë më parë një mendim negativ.

Ministri i Drejtësisë duhet të marrë vendim për mosrespektim brenda katër muajve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit ose deri më 16 mars dhe mbi këtë bazë Regjistri Qendror duhet t’i fshijë ato./Telegrafi/

Exit mobile version