Afati i UNESCO-s për zbatimin e 19 rekomandimeve për mbrojtjen e rajonit të Ohrit sot përfundoi dhe bashkërisht me mbikëqyrjen inspektoriale.
Raporti tashmë është dërguar në Paris ndërsa në raport përmendet përkushtimi i autoriteteve dhe bashkëpunimi me Shqipërinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Janë ndërmarrë masa me projekte infrastrukturore, parku nacional Galiçicë, sanimi i pikave kyçe të sistemit kolektor deri në maj”, tha Edmond Ademi, kryetari i Komisionit shtetëror për UNESCO.
Komisioni prej 3 anëtarëve të UNESCO-s ishte për vizitë në Ohër me qëllim që të vëzhgojnë aktivitetet e zbatuara dhe të japim vlerësimi se sa janë respektuar rekomandimet e tyre./Telegrafi/