Site icon Telegrafi

S’ka zgjedhje të parakohshme, e as prishje të koalicionit PDK-LDK!

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Komunën e Podujevës, Zëvendëskryeministri i ri Ramiz Kelmendi ka takuar Kryetarin e kësaj komune Agim Veliun i cili ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Sipas Veliut, LDK i ka numrat për votimin e buxhetit të Kosovës në Kuvend e nuk ka asnjë të drejtë që koalicioni PDK-LDK të prishet, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Podujevës Agim Veliu, shtoi po ashtu se në mes të dy partive, gjithçka është duke shkuar mirë dhe se zgjedhje nuk do të ketë deri në ato të rregulltat të cilat janë lokalet në vitin 2017 dhe ato nacionale në vitin 2018.

Exit mobile version