Telegrafi

S’ka vullnet për luftim të korrupsionit

Korrupsioni po pengon zhvillimin ekonomik dhe duhet të luftohet me hapa konkret e jo vetëm me fjalë.

Kështu u tha në tryezën mbi ndikimin e korrupsionit në zhvillimin ekonomik të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Në këtë tryezë u tha se zyrtarët e prokurimit publik po pasurohen, kurse numri i aktakuzave të ngritura ndaj tyre është shumë i vogël.

Raporti i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë “Gjendja e Biznesit Kosovar”, ka gjetur se 32% të bizneseve thonë se kanë hasur në korrupcion gjatë aktiviteteve të prokurimit publik.

“Gjyqësori po ka probleme me vërtetën, kanë probleme të mëdha dhe s’ka vullnet për luftim të korrupsionit”, ka thënë Hasan Preteni. /Telegrafi/