Telegrafi

“S’ka vend si hapësira”, Trump fillon ndërtimin e “forcës hapësinore”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar Pentagonin të nisë ndërtimin e një force hapësinore, e cila do të jetë pjesë e ushtrisë amerikane, por e pavarur nga forcat ajrore.

“S’ka vend si hapësira”, u shpreh Trump të hënën.

Presidenti njoftoi disa iniciativa, përfshirë vendosjen e një “prezence stabël” në Hënë, me një ‘sy’ në Mars.

Trump tha se Amerika ishte e para në fluturim, e para në Hënë dhe do të jetë e para dhe në hapësirë.