Telegrafi

S’ka vend për De Rossin në Kombëtaren italiane!

Antonio Conte raportohet se është i gatshëm ta lë jashtë kombëtares italiane, Daniele De Rossin si dhe Andrea Pirlon.

Azzurrët janë kualifikuar me lehtësi në kampionatin evropian të futbollit, France 2016.

Mesfushori i New York City FC, Andrea Pirlo dhe i Romës, Daniele De Rossi raportohet se nuk kanë gjasa që të jenë pjesë e Kombëtares italiane, pasi që Conte ka disa opsione të tjera, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo shkaku i lëndimeve të njëpasnjëshme të De Rossit, ndërsa Pirlo ka një orar të ndryshëm në Major League Soccer.

Gazeta më tej shkruan se Mario Balotelli i Milanit nuk ka asnjë mundësi që të shkojë në evropian, pasi që trajneri Conte ka vetëm një vend për Federico Bernardeschi ose Lorenzo Insignen. /Telegrafi/