Përfaqësuesit e trafikut urban të Fushë-Kosovës e kanë rinisur punën mëngjesin e së mërkurës pas një proteste dyditëshe, ku kërkonin ndaljen e taksive pa leje që qarkullojnë në të njëjtën linjë Prishtinë-Fushë-Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Drejtori i kompanisë “Fushë-Kosova”, Nazmi Krasniqi, thotë se e kanë ndërprerë protestën që e kishin filluar të hënën, pas bisedave që i kanë pasur me zyrtarët komunalë në të cilin takim ka qenë edhe komandantja e Stacionit policor në Fushë-Kosovës, Vjollca Hoti. /Telegrafi/