Këtë vit pritet të nis edicioni i nëntë i spektaklit “Big Brother Albania” pas dy vitesh mungesë në ekranin e madh të “Top Channel”.
Shumë surpriza janë rezervuar për publikun edhe këtë vit, gjersa moderatore e programit do të vazhdojë të jetë e famshmja Arbana Osmani, e cila veq sa ka përmbyllur me sukses edicionin e parë të një tjetër formati në TCH “Dua të të bëj të lumtur”.
Ajo ka qenë e ftuar së fudnmi në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ku ka rrëfyer ndër të tjerash për risitë që programi “Big Brother” do të ketë këtë vit.
Arbana ka zbuluar se producente e formatit këtë vit do të vazhdojë të mbesë Alesia, gjersa synimi i tyre këtë vit janë përcjellja e vlerave.
Ndryshe nga të gjithë vitet e tjera, rrëfen Arbana, këtë vit Big Brother do të fokusohet tek dashuria, ndaj edhe janë më të hapura pjesëmarrjet në ҫift: të dashur, të fejuar, të martuar.
“Nëse më përpara kërshëria ka qenë “a do ketë lidhje brenda në Big Brother” dhe “a do kryhen marrëdhënie seksuale në Big Brother”, këtë vit, me sa di unë, nuk do të lejohen njerëzit që të kryejnë seks në Big Brother, është rregull i padiskutueshëm. Nëse thyhet, ata do të përjashtohen”, është shprehur moderatorja Osmani. /Telegrafi/