Site icon Telegrafi

S’ka seancë për vdekjen e Astrit Deharit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar sërish që të caktojnë një seancë për rastin e Astrit Deharit.

Pavarësisht kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje që sot të diskutohet për vdekjen e Astrit Deharit, deputetët nuk i kanë dhënë dritën e gjelbër kësaj kërkese.

Lexo po ashtu Konjufca kërkon që Kuvendi të diskutojë për Astrit Deharin

Kjo kërkesë e VV-së ka marrë mbështetjen vetëm nga grupet parlamentare të AAK-së dhe Nisma për Kosovën, ndërkaq PDK dhe LDK kanë kundërshtuar./Telegrafi/

Exit mobile version