Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka publikuar vendimin lidhur me ankesën e Arban Abrashit për vendimin e PZAP-së, për zgjedhjet në Prishtinë.
Kushtetuesja ka marrë vendim në favor të Shpend Ahmetit, ku vendoset se ai do të vazhdojë të mbetet kryetar i Komunës së Prishtinës deri në zgjedhjet e ardhshme.
“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës.
Më tej në këtë aktvendim thuhet se Gjykata njëzëri refuzon si të pabazuar kërkesën e parashtruesve për seancë dëgjimore.
Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi e kishte çuar në Kushtetuese në maj të vitit të kaluar zgjedhjen e Shpend Ahmetit për Kryetar të kryeqytetit, e cila ka të bëj me vlerësimin e zgjedhjeve të raundit të dytë të balotazhit në Prishtinë. /Telegrafi/