Telegrafi

S’ka protesta për 1 Maj

Punëtorët në Kosovë nuk po kanë guxim të ngrenë zërin as për Ditën e Punëtorëve.

Edhe pse kjo fuqi punëtore në shumicën e rasteve nga bosët e tyre trajtohen si skllevër, detyrohen të punojnë me orar të stërzgjatur deri në 12 orë, nuk u respektohet e drejta për pushimi vjetor, nuk kanë siguri në punë etj.

Të gjitha këto arsye nuk kanë mjaftuar që BSPK të thërrasë një protestë për Ditën e Punëtorëve që njihet në gjithë botën, 1 Maji.

Nënkryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, ka thënë se Këshilli Drejtues i BSPK-së, në mbledhjen që ka mbajtur të enjten e javës së kaluar, nuk ka arritur që të organizojë punëtorët për protestë.

Ajdini thotë se aty u përcaktuan që të mos protestohet edhe pse temë kryesore e debatit kishte qenë 1 Maji.

“Ka qenë heshtje kur ka ardhur puna të diskutohet për protesta gjatë mbajtjes së Këshillit Drejtues…”, ka thënë Ajdini. /zeri/