Telegrafi

S’ka probleme për Zidanen, stoli i Realit ka shënuar numër të pabesueshëm golash

Real Madridi mund të ketë probleme me lëndime, por nuk ka probleme për opsione zëvëndësuese.

Siç dihet, Carvajal mungon ashtu sikurse Bale dhe Pepe, kurse opsionet e Realit janë konsideruar të cunguara, shkruan Telegrafi.

Sidoqoftë, nuk mund të duhet se kështu është rasti tani.

Lojtarët e Real Madridit nga stoli kanë treguar performancë të rallë sa herë është kërkuar që të jenë gati për Los Blancos.

Në mënyrë të kombinuar, lojtaërt e Real Madridit që kanë hyrë në lojë si zëvëndësues kanë shënuar gjithsej 43 gola këtë sezon.

Zidane duket se mund të ketë probleme tjera, por nuk ka kokëçarje se cilët do të jenë lojtarët që ai do t’i zëvëndësojë dhe do t’i shfrytëzojë sonte ndaj Atleticos.

Real Madridi i shkon Atletico Madridit në Vicente Calderon sonte (të mërkurën) nga ora 20:45. /Telegrafi/