Telegrafi

“S’ka prindi 1 dhe 2”, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e dy grave për regjistrimin e fëmijëve

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e dy shtetaseve Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, të cilat kërkuan që t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta.

Kërkesa e dy grave në gjykatë erdhi pas martesës së tyre të bujshme në ambientet e bashkisë së kryeqytetit, e cila shkaktoi reagime të forta në publik.

Gjykata e Lartë në argumentimin e rrëzimit të kërkesës tha se ajo nuk ishte e bazuar në Kodin e Familjes të Republikës së Shqipërisë.

Gjykata nënvizon gjithashtu se njësia administrative nuk mund të marrë një vendim që nuk bazohet në Kodin e Familjes.

Pra Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Administrative, ku nuk pranohet nocioni i prindi 1 dhe prindi 2 për fëmijët, në vend të mama dhe baba.

“Ndryshimin e aktit administrativ shkresë kthim përgjigje nr. 2627/1 prot, dt. 15.04.2021 dhe detyrimin e të paditurit për të regjistruar fëmijët H.M. dhe A.M., binjake të seksit femër, të lindura në dt. 18.01.2021, në Tirane dhe për të regjistruar si nëna paditëset Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara me të drejta të barabarta amësie në të njëjtën përbërje.

Gjykata vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 573, datë 02.12.2022 të Gjykatës Administrative të Apelit”, thuhet në njoftimin e vendimit të Gjykatës së Lartë.