Për gjithë ata të rinj e të reja që dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës ishte menduar të ngritej një memorial brenda Kampusit të Universitetit “Hasan Prishtina”.
Synimet që memoriali të kryhej në muajin mars mbetën vetëm dëshira. Studentët që janë vetë nismëtarë e as drejtuesit e Universitetit nuk kanë marrë lejen e nevojshme nga komuna e Prishtinës.
Klan Kosova që nga e mërkura nuk ka marrë përgjigje nga zyrtarët komunalë. /Klan Kosova/