Site icon Telegrafi

S’ka medalje për xhudistet kosovare në Botëror

Më mirë kaloi Distria, e cila garoi në 52 kilogramë. Ajo e kaloi xhiron e parë pa luftë, ndërsa në të dytën ishte më e mirë se kroatja Beata Guszak. Në xhiron e tretë, ajo e mposhti kazaken Assel Kaisarova. Në finalen e Grupit B, ajo u mposht nga izraelitja Shira Hayat.

Por, Distriës iu ofrua mundësia e luftës përmirësuese, ku e kishte mundësinë ta fitonte medaljen e bronztë, por u mund nga italiania Odette Giuffrida.

Ndërkaq, Leutrimja garoi në kategorinë 57 kilogramë. Ajo e fitoi meçin e parë ndaj xhudistes nga Venezuela, Anriquelis Barrios. Krasniqi ngadhënjeu edhe në luftën e dytë ndaj serbes Sara Bozic, por u mposht në xhiron e tretë nga rusja Anastasia Konkina. /Express/Telegrafi/ 

Exit mobile version