Telegrafi

S’ka më udhëtime zyrtare me para kesh

Në një njoftim zyrtar të MEF-it thuhet se, deri më tani zyrtarët e organizatave buxhetore me rastin e udhëtimeve zyrtare, avancet për udhëtime i kanë tërhequr në para të gatshme dhe të gjitha shpenzimet i kanë paguar me para të gatshme.

“MEF, përmes një Udhëzimi Administrativ, ka krijuar kushte që kjo mënyrë e menaxhimit të avanceve për udhëtime zyrtare të zëvendësohet më përdorimin e kredit kartelave.

“Ky është një projekt i veçantë ngase ofron më shumë mundësi që paraja publike të menaxhohet më mirë, gjithashtu do të dihet në çdo moment se si po shpenzohen mjetet financiare të taksapaguesve”, pohoi ministri i MEF-it, Ahmet Shala me rastin e prezantimit të këtij projekti.

Ndërkaq Zv/ministri Ramë Manaj, u shpreh se përmes këtij projekti Qeveria e Kosovës, do të hyjë në një etapë më të avancuar, e cila do të mundësojë rritje të transparencës për shpenzimet e avanceve për udhëtimet zyrtare .

“Me implementimin e këtij projekti Qeveria e Kosovës po e përmbushë premtimin e bërë për ngritjen e transparencës në nivelin më të avancuar të mundshëm”.

Fillimisht posedues të Kreditë kartelave do të jenë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Kryetari i Kuvendit, Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, Kryeministri, Zëvendës Kryeministrat, Ministrat, Zëvendësministrat dhe Zyrtarët e tjerë të organizatave buxhetore të përcaktuar me Udhëzimin Administrativ.

Në bazë të marrëveshjes dhe udhëzimit administrativ implementimi i këtij projekti do të bëhet në bashkëpunim me Raiffeisen Bank. /Telegrafi/