Telegrafi

S’ka më tablet Cisco Cius!

Çmimi i Cisco Cius është 750 dollarë, ndërsa ky model i tabletit Android ishte prezantuar më 29 qershor 2010, në ngjarjen e kompanisë e cila njihet me emrin Cisco Live.

Megjithatë, sipas një njoftimi në blogun zyrtar të Cisco’s ishte thënë se kompania nuk do të prodhojë më tablet të këtij modeli, ndërsa gjithashtu ka njoftuar se nuk do të sjell funksione ose versione të reja të platformës Android në këtë tablet.

Tableti Cisco Cius Android tashmë radhitet në mesin e tabletëve të dështuar në treg, pasi që tani ofrohen tablet më të lirë, si dhe konkurrenca nga Apple iPad është shtuar edhe më tej. / Telegrafi /