Site icon Telegrafi

S’ka mashtrime me vota në Arizona

Maricopa County Elections adjudicators check ballots that have individual contests in question to determine the voter's intent at the Maricopa County Elections headquarters in Phoenix on Nov. 9, 2020. The adjudicators work in pairs, a registered Republican and a registered Democrat. Maricopa County Elections Tabulating Ballots

Më shumë se gjysma e të gjitha qarqeve në Arizona kanë kryer hetimet paszgjedhore dhe nuk kanë gjetur asnjë mospërputhje që mund të ndikojnë në rezultatin, sipas raporteve të paraqitura në zyrën e sekretarit të shtetit.

Hetimet në katër qarqet më të mëdha të Arizonës, të cilat përbënin 86 për qind të të gjitha votave për president në shtet, nuk zbuluan asnjë provë të mashtrimit sistematik të votuesve për të cilin është ankuar presidenti, Donald Trump, raporton cnn.

Nuk u gjetën parregullsi në Maricopa County, e cila është shtëpia e Phoenixit. Zyrtarët në Pima County, shtëpia e Tucson, rinumëruan një mostër të rastësishme prej 4,239 votash në garën presidenciale dhe gjetën vetëm një mospërputhje me dy vota, transmeton Telegrafi.

Arizona aktualisht ka diferencën më të afërt midis Trumpit dhe presidentit të zgjedhur, Joe Biden. Ky i fundit ka epërsi prej 11,537 votash, ose vetëm 0.34 për qind nga më shumë se 3.3 milionë vota të hedhura në të gjithë vendin.

Lexo po ashtu Zvogëlohet epërsia e Bidenit në Arizona, thotë Trump

Theksojmë se gjatë ditës së sotme, republikani Trump ka deklaruar se ka zvogëluar diferencën me demokratin Biden.

Ndryshe, 25 mijë vota kanë mbetur për t’u numëruar, sipas zyrës së sekretarit të shtetit. /Telegrafi/

Exit mobile version