Telegrafi

S’ka marrëveshje mes Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë

Greqia ka dështuar të arrijë marrëveshje me kreditorët e saj ndërkombëtar, për të shmangur falimentimin e vendit.

Sot, kryeministri grek Alexis Tsipras rifilloi bisedimet urgjente me kreditorët ndërkombëtarë të vendit të tij, duke u përpjekur që të shpëtoi vendin nga falimentimi.

Por, bisedimet në Bruksel dështuan të prodhojnë marrëveshje, e cila do ta nxirrte Greqinë nga kriza ekonomike, duke iu zhbllokuar fondet e shpëtimit.

Greqia ka afat deri më 30 qershor që t’ia paguaj borxhin prej 1.5 miliardë eurosh Fondit Monetar Ndërkombëtar, në të kundërtën shteti falimenton dhe rrezikon që të dalë nga eurozona.

Dështimi i arritjes së një marrëveshje sot pasohet nga një dështim që ndodhi dje, ku negociatorët grekë nuk u pajtuan me reformat që liderët e BE-së dhe FMN-së, kërkuan që Athina t’i ndërmarrë. /Telegrafi/