Site icon Telegrafi

​S’ka kuorum, përfundon mbledhja e Komisionit hetimor për COVID-19

Në mungesë të kuorumit ka përfunduar mbledhja e Komisionit hetimor për COVID-19 ku ishte duke u intervistuar drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

Lëshimi i mbledhjes nga deputetët Fatmire Mullhaxha, Eliza Hoxha dhe Ilir Ferati, e ka pamundësuar vazhdimin e këtij raportim, raporton KP.

Ndryshe, Ramadani në fillim të kësaj mbledhje ka thënë se testet e pranuara nga Serbia nuk i kanë përdorur.

Ramadani duke folur për situatën me pandeminë nga fillimi i saj tha se Instituti që ia drejton ka bërë kërkesën për furnizim me reagensë për testime për COVID-19, qysh me paraqitjen e rasteve të para në botë.

Ndërkaq, rreth mundësisë së bërjes së testit për COVID-19, Ramadani tha se asnjë qytetar që ka pasur indikacione epidemiologjike nuk ka mbetur pa u testuar, pavarësisht mundësive të kufizuara.

 

Exit mobile version