Për shkak të mungesës së kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar projekt rezolutën për kompensimin e orëve të humbura nga SBASHK-u.
Shefi i grupit Parlamentar të Nisma socialdemokrate, njëherësh propozuesi për mbajtjen e kësaj seance Bilall Sherifi, tha se si Kuvend nuk po e urdhërojnë askënd, por përmes kësaj të gjendet një zgjidhje në mënyrë që nxënësit mos të humbin.
“Ne si Kuvend nuk po urdhërojmë askënd, ne përmes kësaj projekt rezolute po kërkojmë, po konstatojmë gjendjen, po konstatojmë faktin se njësit mësimore duhet të plotësohet dhe kërkojmë nga akterët që janë të përfshirë që ministria për nga ligji dhe sindikata për nga ligji dhe përfaqësuesit e arsimtarëve dhe nga drejtorit komunale që të ulen dhe të gjejnë mënyrën”, tha ai. /kp/Telegrafi/