Në mungesë kuorumi, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka mbyllur punimet e seancës së sotme plenare.
Konjfuca tha se seanca e njëjtë do të vazhdojë të martën e javës së ardhshme prej orës 10:00.
“Po ju jap afat grupeve parlamentare nëse nuk i sjellin edhe 10 deputetë unë e ndërpres seancën, pasi kjo është joserioze dhe e vazhdojmë të martën seancën”.
“Prej tash vetëm 10 minuta i keni afat kjo është vërtet joserioze”, tha Konjufca në paralajmërimin e fundit para se ta mbyllte seancën.
Ndryshe, në rend dite për shqyrtim ishin disa marrëveshje ndërkombëtare dhe debati për sigurinë.