Site icon Telegrafi

S’ka fonde nga IPA III, pa u luftuar korrupsioni

Kosova nuk do të mund të përfitojë më fonde nga IPA III, pa përmbushjen e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Kjo për arsye se BE ka ndryshuar politikat për akolitin e këtyre fondeve krahasuar nga IPA I dhe IPA II.

Kështu u tha sot në tryezën për IPA III, ku ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka tha se integrimi në BE është prioritet strategjik i Qeverisë së Kosovës, ku sipas tij, planifikimi i IPA III, është në përputhje me programin e Qeverisë.

Ndërsa, Luigi Brusa, nga Zyra e BE-së në Kosovë, tha se në Kosovë legjislacioni dhe mbushja e hendeqeve ka ecur shumë shpejt. Ai shtoi se reforma më të mëdha ishin në administratën publike.

Por, sipas tij, çfarë nuk ka shkuar mirë dhe ka shkuar keq, është se korrupsioni, pasi akoma është i pranishëm dhe këto reforma janë sfida.

Ai tha se për të përfituar fondet nga IPA III, duhet të luftohet korrup sioni, krimi i organizuar, si dhe të funksionojë ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Nga EPIK Demush Shasha, tha se janë fondet e BE, duke iu referuar kritereve të reja për IPA III, tha se nuk ka më dhurata falas për fondet e IPA III, pasi sipas tij, çdo ditë e më shumë po kërkon më shumë e më shumë, reforma në për procesin integrues drejt BE.

Kosova nga IPA II, kishte përfituar 602 milionë euro për shtatë vitet e fundit. /KP/

Exit mobile version