Telegrafi

S’ka fitues në Istog, Drita nxjerrë një pikë të artë

Ndeshja e parë këtë javë në elitën e futbollit kosovar nuk ka nxjerrë fitues.

Në stadiumin ‘Demush Mavraj’, në Istog, skuadra me të njëjtin emër ka barazuar pa gola 0:0 ndaj Dritës së Gjilanit.

Në një ndeshje që u përcjell nga afër 2000 tifozë, Istogu dhe Drita nuk arritën të shënonin asnjë gol për të ndarë nga një pikë.

Vendasit sulmonin me të gjitha forcat në këtë takim nga minuta e parë deri në të fundit, por golin e shumëkërkuar nuk e arritën.

Me këtë barazim, Istogu zbeh gjasat për të mbetur në elitë pasi ndodhet në pozitën e parafundit me 31 pikë të tubuara, tri më pak se Drenica që ka një takim më pak të zhvilluar.

Ndërkohë barazimi pa gola Dritës i ka konvenuar shumë, pasi aktualisht ndodhet në pozitën e tetë me 36 pikë. /Telegrafi/