Site icon Telegrafi

S’ka fitues në Gjermani, gjithçka vendoset në ‘Anfield’ (Video)

Ndeshja më interesante në Ligën e Evropës, mes Borussia Dortmundit dhe Liverpoolit ka përfunduar pa fitues 1-1.

Dortmund e filloi më mirë ndeshjen duke krijuar shumë raste të mira shënimi nëpërmjet dyshes Reus – Aubameyang, por nuk ia arritën një gjëje të tillë.

Por kur të gjithë të pranishmit pritnin golin e vendasve, pasi dominimi ishte total, ndodhi e kundërta.

Ishte sulmuesi belg, Divock Origi që pranoi një top dhe u fut bukur në zonë për të plasuar një goditje të fuqishme dhe për ta mposhtur portierin vendas Roman Weindefeller.

Me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë në të mirë të Liverpoolit.

Me të filluar pjesa e dytë, vendasit reaguan menjëherë dhe shënuan golin e barazimit.

Ishte mesfushori armen, Henrik Mkhitaryan që asistoi bukur për mbrojtësin Mats Hummels i cili barazoi rezultatin në 1-1.

Pas barazimit të rezultatit, mysafirët kishin tri raste të mira shënimi, por Weindefeller ishte në portë duke mbrojtur për mrekulli gjuajtjet nga Coutinho dhe Clyne.

Edhe Dortmund kërkoi golin e fitores por një gjëje të tillë nuk ia arriti.

Kështu kualifikimi mbetet i hapur për të dyja skuadrat dhe një gjë e tillë do të vendoset pas një jave në ‘Anfield’. /Telegrafi/

Borussia Dortmund 0:1 Liverpool FC

Origi

Posted by Telegrafi Sport on Thursday, 7 April 2016

Dortmund 1:1 Liverpool

Hummels

Posted by Telegrafi Sport on Thursday, 7 April 2016

Klopp e feston çmendurisht golin ndaj ish skuadrës së tij…

Posted by Telegrafi Sport on Thursday, 7 April 2016

Madhështore…

Shijoni himnin YOU WILL NEVER WALK ALONE nga 85 mijë tifozë të Dortmundit e Liverpoolit.

Ky është pasioni, ky është futbolli… bëje SHARE !

Posted by Telegrafi Sport on Thursday, 7 April 2016

Exit mobile version