Raundi i parë ishte i barabartë, por disa çaste para përfundimit të raundit të parë Sejdiu mori një goditje me kokë nga Martinez, në të cilën iu dëmtua arkada dhe syri i tij u përgjak. Me gjithë lëndimin ai e vazhdoi luftën duke treguar përqendrim dhe gjakftohtësi.
Dy nga gjyqtarët vlerësuan meçin me barazim 57-57, ndërsa njëri i dha fitoren Martinezit, e tjetri Sejdiut. Barazimi me Martinez e ka sjellë Sejdiun në pozitën e 260 në boxrec.com nga 917 boksier në kategorinë super të mesme. Ai aktualisht ka një bilanc në boksin profesionist prej 5 fitoreve, 1 humbje dhe 1 barazim, e Martinez 19 fitore, 7 humbje dhe 1 barazim. /Zëri/Telegrafi/