Telegrafi

S’ka më dyshime për lidhjen e tyre? Elita shkon në Pejë për të festuar ditëlindjen e Gjikos (Foto)

Ka kohë që qarkullon në media lajmi se reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë në lidhje, madje pak ditë më parë ata u fotografuan edhe duke bërë ‘shopping’ në një prej qendrave të kryeqytetit, gjë që shtoi thashethemet për lidhjen e tyre.

Por, edhe pse të gjitha të dhënat tregojnë se ata janë bashkë, prapëseprapë asnjëri nuk e ka konfirmuar lidhjen përpara mediave.

Lexo po ashtu Elita Rudi dhe Gjiko nuk e fshehin më lidhjen, shfaqen së bashku duke bërë 'shopping' (Foto)

Të martën, reperi Gjiko festoi ditëlindjen e tij të 25-të dhe duket se për të festuar me të është edhe Elita.

Gjithçka është bërë e ditur përmes disa fotografive të publikuara nga Elita në SnapChat, ku shfaqet elegante me një fustan të zi, teksa lokacioni i rrjetit social tregon se ajo ndodhet në Pejë.

Elita Rudi shkon në Pejë për të festuar ditëlindjen e Gjikos. Foto nga: SnapChat.

Ndërsa në një fotografi tjetër pranë saj shihet edhe Gjiko, figura e të cilit nuk zbulohet plotësisht.

Elita Rudi dhe Gjiko shfaqen bashkë. Foto nga: SnapChat.

Të hënën ata po ashtu janë parë së bashku edhe gjatë një koncerti të Gjikos në Gjakovë. /Telegrafi/