Site icon Telegrafi

S’ka datë për hapjen e universiteteve në Shqipëri, mësimi do vijojë online

Komiteti Teknik i Menaxhimit të Pandemisë COVID-19 në Shqipëri konstaton një rëndim të lehtë të situatës, por thonë se ajo mbetet tejet e kontrolluar si në drejtim të testimeve ashtu dhe në drejtim të menaxhimit të rasteve të cilët kanë nevojë për trajtime më të specializuara qoftë në banesë qoftë në spitale.

Prandaj ky Komitet ka marrë vendim për të mos hapur universitetet deri në një afat të pacaktuar.

“Mësimi në Universitete për shkak të situatës që është do të vazhdojë online edhe për një periudhë në varësi të vlerësimit dinamik që ne po bëjmë. Ajo që ne vazhdojmë të themi me forcë është që beteja me COVID-19 nuk është spitalore por është betejë territori dhe e të gjithëve”, u shpreh zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli

Komiteti e përjashton këtë rast por thotë se gjithçka do vendoset në varësi të shifrave. /Ora News/

Exit mobile version