Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të bëjë inaugurimin e projektit të kamerave monitoruese në njësinë e patentë-shoferëve në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës, ky projekt do të funksionalizohet duke e përfshirë pjesën teorike dhe praktike.
Projekti në fjalë, ka qenë njëri prej projekteve të cilin e kishte premtuar ministri Zharku, njofton Telegrafi.
Inaugurimi do të mbahet në Njësinë për Patentë-Shofererëve në Prishtinë (Stacioni i Autobusëve), duke filluar nga ora 11.00. /Telegrafi/