Në fakt, nuk është pritur që Kastrioti të ketë telashe kundër Samadrexhës, të cilën e mposhti me vështirësi dhe këtë e tregon rezultati 39:38 për ferizajasit. Dyshja kryesuese Besa Famiglia e Prishtina po shkelin çdo gjë para vetes, e këtë e përjetuan edhe rivalët e tyre të kësaj jave Drita dhe Llapi, ndonëse të dy skuadrat treguan lojë të mirë.
Trepça nuk është më skuadër që i frikohen rivalët. “Xehetarët” u mposhtën nga Drenica me rezultat 39:33. Për dallim nga mitrovicasit, vushtrriasit nuk lejuan të befasohen dhe nga dueli me Vëllaznimin u kthyen me gjah të plotë. /Zëri/Telegrafi/
Rezultatet:
Drenica – Trepça 39:33,
Drita – Besa Famiglia 24:35,
Vëllaznimi – Kosova 33:35,
Prishtina – Llapi 31:25,
Kastrioti – Samadrexha 39:38.