Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka procesuar tashmë 100 për qind të votave në komunën e Pejës.
Ndonëse para disa orëve u tha se është e mundur që Peja të shkojë në balotazh, siç duket një gjë e tillë nuk do të ndodh.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Gazmend Muhaxheri nga LDK ka fituar në Pejë me 50,31 për qind të votave.
Muhaxheri ka lënë pas Fatmir Gashin e AAK-së me 32,02 për qind, dhe e treta radhitet Sabiha Shala e PDK-së me 9.28 për qind. /Telegrafi/