Edhe pas katër orë bisedimesh mes menaxhmentit të Trepçës dhe kryetari të Mitrovicës, Agim Bahtiri, në përpjekje për t’i bindur ata për ta ndërprerë grevën, një gjë e tillë nuk është arritur.
Kryetari Bahtiri, ka apeluar para gazetarëve, tek institucionet qendrore, që të bëjnë gjithçka që është e mundur në mënyrë që minatorët grevist të dalin sa më shpejt nga horizonti i tetë. /Telegrafi/