Site icon Telegrafi

S’jemi kërkah

Garat kampionale po i dëmtojnë jashtëzakonisht shumë edhe sjelljet e pahijshme të tifozëve. Shkaku i tyre, tashmë është bërë rrezik të shkosh në ndonjë stadium për ta përcjell një ndeshje futbollistike. Këtë e konfirmon edhe eksesi i së dielës që u shfaq në derbin Prishtina – Trepça ’89 (1:0).

Fyerjet mes ‘Plisave’ e ‘Torcidave’ nuk pushuan në asnjë qastë, të cilët edhe ishin përlesh jashtë stadiumit, gjë që u panë edhe nëpër fotografi të shpërndara në rrjete sociale. Por, kulmi i marrisë ngjau brenda stadiumit. Kur po rrjedhke minuta e 12-të e takimit, në tribunën perëndimore shpërtheu gaz lotsjellës, raporton Tribuna. /Telegrafi/ 

Exit mobile version