Sjellja e maceve shpesh mund të jetë mjaft konfuze për pronarët e tyre
Macet kanë një mori zakonesh të çuditshme, të cilat rezultojnë krejtësisht normale, ndonëse shumica prej tyre janë grabitqare në shpirtin e tyre.
Të jetosh në një shtëpi me një mace është një aventurë e veçantë dhe për t’u afruar më shumë me kafshën tuaj, para së gjithash duhet të kuptoni pse ajo sillet në një mënyrë të caktuar, transmeton Telegrafi.
Sjellja e maceve
Kur rrotullohen në shpinë
Kur një mace sillet kështu, zakonisht ju dërgon një sinjal se ndihet i sigurt dhe dëshiron të tërheqë pak vëmendjen tuaj. Përveç kësaj, në këtë mënyrë me aromën e saj shënon hapësirën në të cilën ndodhet.
Ngritja e bishtit
Nëse një mace ngre bishtin, kjo është një shenjë se ndihet e sigurt dhe nuhatja e të pasmeve midis maceve përkthehet në një gjuhë të kuptueshme për njerëzit, diçka si shtrëngimi i dorës me një mik të mirë.
Fshehja e ushqimit
Nëse macja ka ngrënë mjaftueshëm dhe ka më shumë ushqim në tas që mund të hajë më vonë, ajo do ta kthejë mbrapsht atë për ta fshehur nga macet e tjera ose nga kafshë të tjera shtëpiake.
/Telegrafi/