Site icon Telegrafi

Sjellja e Gareth Bale tregon momentin e tij të keq që po kalon te Real Madridi: Refuzoi të ngrohet, shtyn Vazquezin dhe nuk feston me lojtarët

Gareth Bale ishte në fushë për vetëm katër minuta dhe shënoi golin e fitores ndaj Levantes.

Reali ishte në barazim 1-1, kur uellsian gjuajti penalltinë e fituar nga Casemiro,

Por rrëfimi për të nuk nis këtu, në këtë ndeshje.

Sipas AS , Bale nuk ka pranuar ta vazhdojë ngrohjen pasi Solari  vendosi në lojë Federico Valverde në vend të Toni Kroos në minutën e 69-të.

Gareth Bale në bankën rezervë . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Uellsiani u ul në bankë me Dani Ceballos, Marcelo dhe Keylor Navas.

Marcelo i tha atij të vazhdonte ngrohjen, por Bale refuzoi dhe qëndroi i ulur. Edhe trajneri kondicional Antonio Pintus Spote, i tha Bale të vazhdonte me ngrohjen, por edhe aty refuzoi.

Lexo po ashtu Real Madrid konsideron shitjen e Gareth Bale

Katër minuta e 39 sekonda më vonë, Solari kthehet dhe e fton Balen të futet në lojë në vend të Karim Benzemas.

Ai vetë dukej i befasuar kur u ftua të futej në lojë.

Ai e goditi penalltinë dhe nuk festoi, madje edhe Lucas Vazquez që e përqafoi e shtyri atë. Thënë të vërtetën ai e pranoi përqafimin vetëm nga Luka Modric.

https://twitter.com/stangarethbale/status/1100063310530138113

Duke pasur parasysh se ai refuzoi të ngrohej dhe refuzoi të festonte, duket se Bale nuk është i lumtur në Bernabeu.

Lexo po ashtu Benzema: Tani jam lider, më parë ndihmoja Ronaldon të shënonte gola

Kjo sjellje u pa nga të gjithë shikuesit, ku Bale shfaqi pakënaqësinë e tij edhe para se të hynte në fushë dhe pasi doli.

Gareth Bale duk e gjuajtur penalltinë. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Ky ishte goli i 13-të i Gareth Bale në këtë edicion në të gjitha garat. /Telegrafi/

Exit mobile version