Site icon Telegrafi

“Sjellja dhe moti i ftohtë qëndrojnë prapa rritjes së rasteve nga coronvirusi në SHBA”

Derisa SHBA-ja ka filluar të regjistrojë mesatarisht 200 mijë raste në ditë, ekspertët thonë se “sjellja dhe moti i ftohtë”, qëndrojnë prapa rritjes aktuale që ka mbërthyer komunitetet amerikane.

“Njerëzit po mbyllen brenda, dhe nuk po i kushtojnë vëmendje tre rregullave kryesore”, tha Sekretari i Shërbimeve Shëndetësore dhe Njerëzore, Alex Azar.

“Këshilla jonë është gjithmonë e njëjta. Pastroni duart, ruajeni distancën, bartni maskat”, deklaroi ai.

Ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar prej kohësh që sezoni i festave do të shkaktonte një rritje të rasteve nga coronavirusi, derisa njerëzit mblidhen brenda gjithnjë e më shumë.

Më shumë se 14.7 milionë raste janë raportuar në SHBA që nga fillimi i pandemisë, derisa 282 mijë njerëz kanë vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version