Është gjetur i riu nga Kumanova i cili disa ditë më parë kishte rënë me veturën e tij në Lumin Vardar. Këtë e njoftoi kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.
“Më në fund gjendet i riu nga Kumanova, në lumin Vardar. Faleminderit të gjithë ekipeve të shpëtimit që kontribuuan gjatë gjithë këtyre ditëve, afaristëve, fshatarëve human, NPK komuna e Zhelinës, Njësia e Zjarrfikësve Tetovë, Qendra me menaxhim me krizat, policisë e njësisë speciale ushtarake dhe gjithë të tjerëve. Ngushëllime të thella deri tek familjarët!”, njofton në profilin e tij në Facebook kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.
Ditëve të fundit përveç policisë dhe Drejtorisë për Mbrojtje për Shpëtim, në kërkim të djaloshit që u aksidentua ditë më parë, ishin përfshirë edhe pjesëtarët e ushtrisë dhe persona vullnetarë.
Në vendin e ngjarjes pritet të arrij Prokurori publik i cili duhet ta konfirmoj nëse trupi i pajetë është i 22- vjeçarit.
/Telegrafi/