Site icon Telegrafi

Sizmologu turk regjistron tingullin e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë

Hamdulah Livaoglu, sizmolog nga Universiteti Kodzaeli në Turqi, ka regjistruar tingullin e tërmetit shkatërrues që të hënën në mëngjes goditi Turqinë dhe Sirinë.

“Veshi i njeriut nuk mund të dëgjojë frekuencat më të ulëta se 20 Hz. Frekuencat e sinjalit të tërmetit gjithashtu janë më të vogla se 20 Hz. Për t’u shndërruar tërmeti në tingull, shpejtësia e sinjaleve të tërmetit të regjistruar nga sizmometrat rriten në varësi të mostrave. Kështu përmbajtja e frekuencës e ngre atë në pragje që mund të dëgjohen nga veshi i njeriut”, shpjegoi Livaoglu.

Në anën tjetër, inxhinieri turk i gjeofizikës Ovgun Ahmet Erkan, pretendon se fuqia e tërmetit që ndodhi në Kahramanmaras, ishte e barabartë me fuqinë e 130 bombave bërthamore, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Motra mbron vëllanë nën gërmadha në Siri - pamjet bëhen virale në rrjetet sociale

“Tërmeti ka qenë me magnitudë 7.8, dhe me forcë afërsisht të 130 bombave bërthamore dhe ka zgjatur 43 sekonda”, ka thënë ai për Hurriyet.

Ndryshe numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë ka shkuar në mbi 6.300, kurse ekipet e kërkim-shpëtimit janë në terren duke tentuar të nxjerrin nga rrënojat të mbijetuarit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version